Sot bëhen plot 13 vite nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Me rastin e përvjetorit të 13 të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë do të organizohen një varg aktivitetesh.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në orën 09:00 ka bërë homazhe tek varri në Velani.
Po ashtu Kryesia e LDK-së bashkë me kryesuesit e Degëve do të bëjë homazhe tek varri i tij në orën 11:00 dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova.
Ndërsa, në orën 12:00 Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore.
Ndryshe, Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 nga një sëmundje e rëndë.