133 milionë denarë të vjedhura nga “Posta e Maqedonisë” (VIDEO)

Në periudhë prej 14 vjetëve, buxheti i postave të Maqedonisë, është dëmtuar për 133,6 milion euro. Sipas dokumentacionit që na i prezantoi drejtori i “Postës së Maqedonisë”, Ejup Rrustemi, mund të shihet se të punësuarit kanë përvetësuar 33 milion denarë, ndërsa 100 milion denarë janë vjedhur nga jashtë.

Marketing

“Ne i trajtojmë të gjitha këto shkurtime si kërkesa, për shkak se janë bërë nga autorë të panjohur dhe për shkak se në dhjetor të vitit 2005 janë vjedhur 36,5 milion denarë. Pastaj, në mars 2008, rreth 40 milion denarë dhe në shkurt të vitit 2013 rreth 13 milion denarë. Të gjitha këto janë në procedurë. Për të gjitha këto raste tashmë është njoftuar edhe policia e cila po i heton këto rastet. Ende nuk kemi përgjigje”, tha Ejup Rustemi, drejtor i Postës së Maqedonisë.

Në lidhje me keqpërdorimin nga ana e të punësuarve, Rrustemi shpjegon se vjedhjet më të shpeshta bëhen nga të punësuarve e sporteleve. Secili nëpunës ka numrin e tij të sportelit dhe lehtë mund të dihet se kush i ka vjedhur paratë. Personat për të cilët inspektimi do të konfirmojë se kanë kryer vjedhje, kërkohet që të kthejnë shumën e plotë. Nëse nuk i kthejnë të hollat, i paraqesin në polici. Kundër një pjese të tyre tashmë janë hapur edhe procedura gjyqësore, thotë Rustemi.

Sipas informacioneve nga raporti i revizionit, shkurtesat e para të paraqitura nga vjedhjet, kanë qenë në lartësi prej 133,3 milion denarëve. Pas korrigjimit të vlerës, njëra shkurtesë bëhet 51,3 milion denarë, ndërsa tjetra 11,3 milion denarë. Njeriu i parë i postave të Maqedonisë, shpjegon se korrigjimi është bërë sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.

“Të gjitha këto ne i trajtojmë si kërkesa. Sipas politikave të kontabilitetit, ne, disa prej kërkesave duhet t’i paraqesim sipas politikave të evidentimit. Ne i zvogëlojmë këto kërkesat sipas politikave të evidentimit, por njëkohësisht, shumën e përgjithshme e trajtojmë si kërkesë”, shtoi Rustemi.

“Duke marrë parasysh faktin se Shoqata nuk ka bërë vlerësim adekuat të shumës që mund të kompensohet për këto kërkesa, në pajtim me standardet e kontabilitetit që zbatohen në Republikën e Maqedonisë, edhe pse ekzistojnë tregues për zhvlerësimin e këtyre mjeteve, ne nuk kishim mundësi të bindemi në lidhje me korrigjimin e evidentuar në vlerë të këtyre kërkesave”, Raporti Revizor, i “Mur Stivens”, për vitin 2017.

Rrustemi thotë se çdo vit angazhojnë shtëpi revizore të ndryshme. Për vitin 2017 është zgjedhur kompania për revizion “Mur Stivens”. Ai nuk na u përgjigj se a do të dërgohet ky raport në Prokurorinë themelore publike, por tha se tashmë është dërguar deri te Qeveria e RM. Nga PTHP na thanë se në mënyrë shtesë do të na sigurojnë informacione se a ka arritur deri ta ata një raport i tillë./TV21