14-vjeçari kandidat për guvernator në SHBA

Në Shtetet e bashkuara, një nxënës 14-vjeçar, zbret në fushën e politikës duke kandiduar për postin e guvernatorit të Vermontit.

Marketing

I riu Ethan Sonneborn, hyn kështu në parapraket demokrate duke shfrytëzuar një veçanti të kushtetutës së shtetit veri lindor amerikan, që nuk vendos një limit të poshtëm moshe për të konkurruar për në qeverisje.

E vetmja kërkesë është që të kesh jetuar për të paktën katër vite në Vermont, dhe Ethan ka lindur në këtë shtet.

I riu Sonneborn e gjen veten në krahun progresist të Partisë Demokratike dhe është deklaruar mbrojtës i familjeve, të klasës së mesme dhe asaj punëtore. Në faqen e tij personale në internet pretendon se ka idetë e duhura për disa tema të rëndësishme si reforma në sistemin sanitar, zhvillimi ekonomik dhe arsimi, pavarësisht se vetë atij i duhen edhe disa vite për të marrë diplomën.

“Mendoj se jam kandidati që përfaqëson më së miri ndryshimin për të cilin kemi nevojë”, shprehet 14-vjeçari.

Mes rivalëve demokratë të Ethan në zgjedhjet paraprake, janë Kristine Hallquist, që nëse do t’ia dalë mbanë do të jetë e para Guvernatore transgjinore në Shtetet e Bashkuara, James Ehlers, një veteran i marinës dhe ambientalist dhe brenda siegel, drejtore e një festivali kërcimi. Fil Skot është guvernatori aktual republikan i Vermontit dhe ka shprehur disa herë dyshime mbi zgjedhshmërinë e 14-vjeçarit demokrat.
“Mendoj se dikush duhet të paktën të jetë në gjendje të marrë një patentë makine para se të bëhet guvernator”, ka thënë ai.

Marketing