​14 vjet nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Më 12 dhjetor 2010 u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008.

Marketing

Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi 1.6 milionë qytetarë sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, prej tyre 73.288 votues të rinj.

Zgjedhjet u mbajtën në gjithsej 746 qendra të votimit me 2 mijë e 280 vendvotime.

Për këto zgjedhje ishin certifikuar 29 subjekte politike me 1.265 kandidatë për deputetë dhe ato u përcollën nga 32.021 vëzhgues, prej tyre 26 mijë e 59 të partive politike, 493 të organizatave ndërkombëtare, 351 të ambasadave dhe 5 mijë e 108 nga organizatat joqeveritare.

Zgjedhjet u mbajtën pasi kryeparlamentari i atëhershëm Jakup Krasniqi kishte shpallur më 2 nëntor shpërndarjen e legjislativit, pas votimit në Kuvend të mocionit për mos besimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Ngritja e mocionit të mosbesimit u iniciua nga Aleanca Kosova e Re (AKR), pas krizës institucionale si rrjedhojë e tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar me PDK-në dhe dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit.

PDK-ja fitoi zgjedhjet e 12 dhjetorit. LDK-ja u rendit e dyta. Lëvizja Vetëvendosje, e cila mori pjesë për herë të parë, u rendit e treta, pasuar nga AAK e AKR-ja.

Marketing