10 Qershori shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë se Shqiperise, lidhjen e Prizrenit, ndaj në kuadër të 144-vjetorit Muzeu Historik Kombëtar organizoi promovimin e katalogut “Rilindja Kombëtare dhe Pavarësia Shqiptare”.
DORIAN KOCI
DREJTOR I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR
“Sot është një ditë e shënuar pasi kremtojmë 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila është një nga ngjarjet që shënuan historinë e kombit tonë ndaj dhe në përkujtim të kësaj dite kemi vendosur të bëjmë promovimin e katalogut “Rilindja Kombëtare dhe Pavarësia Shqiptare në Muzeun Historik Kombëtar”.
Ky botim ka si qëllim që nëpërmjet fotografive, objekteve origjinale, ilustrimeve të kësaj pjese të historisë së popullit shqiptare Lidhja e prizrenit te vije më pranë publikut e sidomos të rinjve.
Kuvendi i Prizrenit, shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit e cila përbën organizimin e pare politik dhe ushtarak. Patriotet shqiptare artikuluan per here te pare bashkimin e kater vilajeteve ne kuadrin e nje autonomie nga perandoria osmane.