1455 vende të lira për studentët e UNT-së

Pak më shumë se 1400 vende të lira ka Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa Fakulteti i Shkencave Teknike kryeson me numrin më të lart të vendeve të lira për studentët e ardhshëm, konkretisht për vitin Akademik 2018/2019.

Marketing

Në këtë fakultet ka vend edhe për 440 studentë, pasuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale me 415 studentë, ai i Shkencave Informatike – 310 studentë, Shkencat Teknologjike me 170, si dhe Ndërtimtaria dhe Arkitektura me 120 studentë.

Afati i parë për regjistrim në ndonjërin nga këto Fakultete në UNT është nga 27 deri më 31 gusht, afati i dytë nga 14-18 shtator, ndërsa afati i tretë është më 25 shtator. Regjistrimi i kandidatëve, siç është paraparë në konkursin për regjistrim të studentëve, UNT e ka caktuar nga 10 shtatori deri më 01 tetor, kur edhe është data përfundimtare për t’u bërë pjesë e studimeve në këtë universitet.

Marketing