15 shkolla në garë për zgjedhjen e kompanisë më të mirë shkollore

15 shkolla të mesme me rreth 100 nxënës do të marrin pjesë në garën kombëtare për zgjedhjen e kompanisë më të mirë shkollore.

Marketing

Ata do të paraqesin biznes idetë e tyre para komisionit, ndërsa kompania më e mirë do ta përfaqësojë vendin në garën evropiane që do mbahet në Francë. Idetë e nxënësve janë të shumta.

“Do dëshironim të krijonim prodhim i cili do të zgjidh problemin e sigurisë, por të jetë prodhim i vogël po të zgjidh probleme të mëdha. Kemi punuar në pajisje të vogël të cilën vetëm mund ta shtypni dhe ajo do të dërgojë porosi deri te 5 kontakte në telefonin tuaj dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë”,- tha nxënësja, Ruzhica Georgieva.
Nga mosha shkollore nxënësit duhet të aftësohen për punë praktike dhe të zhvillojnë ndërmarrësinë, theksuan ministri i arsimit, Arbër Ademi, dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“MASh jo vetëm sot, por edhe në periudhën e ardhshme, do mbështet projekte të tilla e veçanërisht kur projektet e tilla përfundojnë me një garë, i nxit studentët për të dëshmuar, argumentuar, treguar rezultate më të mëdha”,- tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

“Ne jemi të bindur se përmes këtyre ngjarjeve do të krijojmë kompani që në një të ardhme shumë të shkurtër do të jenë shumë të suksesshme jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë, pra të jenë konkurrencë e kompanive që janë kryer nga të rinjtë në nivel botëror”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Edhe drejtori i Zyrës për zhvillim të USAID-it në vend, Edvard Gonzales, rekomandoi se koncepti i ndërmarrësisë duhet të promovohet tek të rinjtë.
“Ndërmarrësit janë njerëz që kontribuojnë dhe punojnë në mënyrë aktive për përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe të shoqërisë ku veprojnë. USAID është krenar që bashkëpunon me organizatat e Qeverisë dhe sektorin privat për krijimin e mundësive sa më të mira për rininë”,-tha drejtori i Zyrës për Zhvillim të USAID, Edvrad Gonzales.

Garat nacionale nga kompanitë e nxënësve organizohen nga “Xhunior Açivmnet” – Maqedoni.

Marketing