15 vite nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Një tragjedi tronditi Kosovën 15 vite më parë, ku 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin në Shqipëri.

Marketing

Ngjarja kishte ndodhur kur autobusi që po barte 49 maturantë, u rrokullis dhe ra në humnerë në Fushë Arrëz të Pukës, me ç’rast 34 nxënësit e tjerë u lënduan rëndë

Pas identifikimet të trupave shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga Ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor te “Lëndina e Lotëve” të lagjes së Gurit.

Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës në qytetin e Malishevës.

Marketing