Ballina Aktuale 15 vjeçari humb jetën në një aksident trafiku

15 vjeçari humb jetën në një aksident trafiku

Një 15 vjeçar humbi jetën dje në një aksident komunikacioni në fshatin Marinë, i cili ndodhi ndërmjet një automjeti dhe mopedi, i drejtuar nga 15 vjeçari, njoftoi MPB.

Marketing

“Dje në orën 13:20 në SPB Shkup ishte denoncuar se në rrugën “500” në fshatin Marinë, të Shkupit, kishte ndodhur një aksident komunikacioni mes automjetit ‘Reno’, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.I. (30) nga Shkupi dhe një mopedi ‘aplilia’, me targa të Shkupit, i drejtuar nga pesëmbëdhjetë vjeçari nga Shkupi. Nga lëndimet e mara minoreni ka nderuar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Shkup dhe Prokurori publik, me urdhër të së cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa vetura ishte dërguar në kontroll të jashtëzakonshme teknik.

Marketing
Exit mobile version