Ballina Aktuale Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve...

Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve europiane

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Marketing

Mexhiti thotë se këto do të jenë tema që do t’i diskutojnë gjatë përpilimit të programit qeverisës.
“Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë, të një qeverie e cila do të jetë e orientuar drejt integrimeve europiane, do të jemi faktor që do të kontribuojë në këtë drejtim, me që tash jemi të fokusuar në kontakte me votuesin, këto do të jenë tema kur do të ulemi dhe të bisedojmë programin e qeverisë”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ndryshe, sot Naim Bajrami nga “Fronti Europian” tha se Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e tyre.

Exit mobile version