15-vjeçari nga Gjilani vdiq nga rryma, vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë

Një 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma. Rasti tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Pidiq të Gjilanit. Prokuroria e Gjilanit ka filluar hetimet për këtë rast i cili po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, shkruan Gazeta Express

Marketing

15-vjeçari me inicialet I.D dyshohet se në momentin tragjik ishte duke e pastruar pishinën e një restoranti. Aty ai ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zyrtarja për informim e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, ka dhënë detaje për Express rreth vdekjes së 15-vjeçarit.

“Dyshohet që i njëjti, tek restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën.

Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka thënë ajo.

Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka thënë Xheladini.

Marketing