15 vjet më parë u shpall konkursi për flamurin e Kosovës

Sot janë bërë 15 vjet që kur u shpall konkursi për flamurin e Kosovës.

Marketing

Ekipi i Unitetit më 13 qershor të vitit 2007 shpalli konkursin 15-ditorë për flamurin dhe stemën e Kosovës, ku thuhej se “secili propozim duhet t’i përmbahet frymës dhe përmbajtjes së propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Më pas shkruhet se nuk duhet të përdoret cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbisë).

Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008.

Flamuri ishte rezultat i një gare ndërkombëtare për dizajnimin e tij, ku u dorëzuan gati një mijë punime.

Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dizajnuar nga Muhamer Ibrahimi. Ai ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në sfondin blu.

Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës./kp