150 gjoba në Shkup, 15 për motoçiklistët

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 150 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Marketing

Prej tyre 19 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 4 për makina të transportit publik, 3 gjoba të tjera për vozitje në gjendje të dehur si dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.