150 milionë për rrugën Prizren-Tetovë, Aliu: Do ta ketë tunelin më të gjatë – jam i lumtur

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilin kabineti qeveritar ia miratuan kërkesën e Aliut për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë.

Marketing

Ai tha se varianti më i mirë i mundshëm është nëse ndërtohet një tunel i cili do të jetë mbi 6 kilometra i gjatë.

Është një rrugë e rëndësishme pavarësisht vështirësisë sepse është në pjesë të Malit Sharr. Nëse ma pak se 1 vit si një propozim fushate tashmë kemi mbërri në faza shumë konkrete dhe kjo më bën mua të lumtur dhe i falënderoj ministrat që e votuan këtë propozim