Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (16.01.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar gjithsej 152 shkelje të rregullave të komunikacionit.
Prej tyre: 9 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 10 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, pesë masa për mospërdorim të rript të sigurimit…
“Kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.