152 raste të reja, 70 të shëruar dhe asnjë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1077 testime, ndërsa janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirius.

Marketing

Në Shkup-39, Kumanovë-20, Dibër-8, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-13, Manastir-5, Ohër-3, Kavadar-5, Gostivar-15, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Radovish-1, Koçani-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Delçevë-3, Kratov2ë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-2.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 70 pacientë të shëruar.

Nuk ka pacientë të cilët kanë humbur jetën nga Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë ka tejkaluar shifrat 10 mijë, më saktë 10086.