153 gjoba për shoferët në Shkup, 43 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Marketing

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 43 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 11 sanksione për parakalim të kundërligjshëm të automjeteve.

“Janë vendosur katër gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), tetë masa për fole të pacertifikuara të vendosura (xhama të ngjyrosur), tre sanksione për drejtim të automjeti tnën ndikimin e alkoolit, dy masa për shkelje që kryejnë motoçikletat”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.