16-vjeçari ndërron jetë teksa ndiqte ndeshjen e basketbollit

Një adoleshent ka humbur jetën tragjikisht në kryeqytet. Sipas policisë 16-vjeçari ndodhej në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku fillimisht ka humbur ndjenjat teksa ndiqte një ndeshje basketbolli.

Marketing

Pasi është rrëzuar në fushë ai është transportuar me urgjencë për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë më pas.

“Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, sqarojnë uniformat blu.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.