Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Montefiascone të Italisë këtë të shtunë, pasi shqiptarja Aurora Grazini, është gjetur e vdekur në shtratin e prindërve të saj.
Siç thonë familjarët, 16-vjeçarja për dhjetë ditë kishte vuajtur nga problemet shëndetësore dhe humbja peshës.
Kështu, ajo kishte shkuar në spitalin Belcolle për kontrolle, por disa orë pasi është kthyer në shtëpi, është gjetur pa shenja jete, transmeton telegrafi.
Prindërit e Aurorës, menjëherë kishin telefonuar ambulancën por pa sukses, pasi ajo veçse kishte ndërruar jetë, shkruajnë mediat italiane.
Vdekja e saj po konsiderohet misterioze dhe për këtë, Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo, tashmë kanë nisur hetimet e para për të zbardhur të plota shkaqet e vdekjes së saj.
Trupi i 16-vjeçares është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën.
Autopsia gjithashtu do të sqarojë nëse Aurora Grazini vuante nga ndonjë patologji ose keq-formim i lindur që nuk është diagnostikuar më herët e që do ka shkaktuar vdekjen e saj.