







Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 166 gjoba, dhe atë: 29 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Nga ky dikaster njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 3 gjoba për përdorim të telefonit, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 54 të tjera për parkim të parregullt.