17 persona janë ndaluar nga policia gjatë natës nën dyshimin se nuk respketuan vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie

Gjithsej 17 persona në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës janë ndaluar nga policia gjatë natës nën dyshimin se nuk respketuan vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, në zonën e Prilepit janë ndaluar 12 persona, njëri prej të cilëve është i mitur. Në Shkup është ndaluar një i mitur dhe një menaxher i një objekti gastronomik, në Kërçovë pronar i një objekti gastronomik dhe në Kumanovë janë ndaluar dy persona menaxherë dhe menaxher i një objekti gastronomik, të gjithë të dyshuar për shkelje të vendimit.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse”, njofton MPB.

Marketing