17 vite nga rënia e dëshmorëve të Tanushës së Gostivarit

Ishte 29 Korriku i vitit 2001 që solli lajmin e zi nga bjeshkët e Korabit shqiptar. Sot mbushen 17 vjet nga rënia e Gjeneral Tahir Sinanit, Komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi, përcjell portali “Radiovala”.

Marketing

Më 29 Korrik 2001, Brigada 116, me urdhër të Komandantit, Tahir Sinai bënte përgatitjet e fundit para fillimit të sulmit kundër forcave okupatore sllavo-maqedonase. Po atë ditë, kur do ti jepej armikut goditja vendimtare e shkatërruese në Tanushë të Gostivarit, ranë pesë Dëshmorët e Brigadës 116, Gjeneral Tahir Sinani, Naser Ademi, Isa Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi. 29 Korriku i vitit 2001, në faqet e historisë sonë më të re shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme pasi më 29 korrik bëhet ribashkimi i tokave shqiptare nëpërmjet gjakut të Dëshmorëve në Bjeshkët e Korabit.

Marketing