17 vjet nëpër botë, me autostop

Turisti që shëtiti pothuajse gjithë botën, tani erdhi edhe në Kosovë. 39 vjeçari nga New York, Kenny Flannery para 17 vitesh u zgjua me idenë që dëshiron të bëjë dicka më ndryshe se rutina që e po jetonte.

Marketing

E rrugëtimi i tij më i ri, ishte udhëtimi në një mënyrë të vecante përreth gjithë botës.

“Jetoja në New York dhe zgjohesha çdo mëngjes për të shkuar në punën të cilën as nuk e pëlqeja, kështu thashë që ndoshta më mirë është të nisi një aventurë të re, atë të udhëtimit. Fillimisht nisa udhëtimin në pjesë të ndryshme të Amerikës, pastaj edhe rreth botës, në pothuajse të gjitha kontinentet. Kurrë nuk u ndala, cdo ditë një aventurë e re”, u shpreh ai.

Meqë kishte parë e përjetuar shumë gjëra, që i kujton vazhdimisht, ai na përshkruan një ekperiencë unike, e cila i la tejet përshtypje.

Në mesin e shteteve që zgjodhi t’i vizitojë, në listën e tij, sic thotë ai s’kishte si të mungonte Kosova. Ai më herët kishte dëgjuar për vendin tonë, por deshi ta shohë edhe nga afër, ku nga kjo zgjedhje, nuk doli aspak i zhgënjyer.

E këto lëvizje, nuk po i bën vetëm. Ai këtë eksplorim zgjodhi ta bëjë me njerëz spontanë, me autostop.

Qëndrimi i tij në Kosovë është tre ditor. Mirëpo destinacioni i tij i radhës, do të jetë ekspeditimi i bukurive të shumta të Shqipërisë.

Marketing