17 vjet shtet – Kosova sot shënon Ditën e Pavarësisë

Për shumë dekada u prit një festë e tillë. Dhe momenti i kremtes kulmoi kur në Kuvendin e Kosovës, në orën 15: 39, të dielën e 17 shkurtit 2008, u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Marketing

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur. Emocion, gëzim e lot pati tek secili shqiptar.

Në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Krahas fishekzjarrëve, vinin njohjet nga anembanë bota.

Mes tyre ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Kanadaja e Japonia.

E sot Kosova po feston 17-vjetorin si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.