175 gjoba në Shkup, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 175 shkelje të rregullave të trafikut, dhe atë: 8 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për kalim në semafor të kuq, 17 për mosvënien e rripit të sigurisë…

Marketing

Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë thirrje për respektim të rregullave në komunikacion.