Ministria e Brendshme dje (20.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 masa, nga të cilat 16 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 46 masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 16 masa për drejtim të mjetit pa patentë shofer.
Janë vendosur tetë masa për përdorim të celularit, 13 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë, tri masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq), gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Vazhdojnë kontrollet e aksionit të intensifikuar. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta