192 sanksione në Shkup, mbi 100 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.04.2021) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 192 gjoba, prej të cilave 116 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makinë të paregjistruara.

Marketing

Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë si dhe 17 gjoba të tjera për parkim të parregullt.

Marketing