193 gjoba në Shkup, 19 vozitës pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup dje (12.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 gjoba, nga të cilat 21 për tejkalim të shpejtësisë, 19 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, pesë sanksione për kalim në semafor të kuq, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mosvënien e rripit të sigurimit…, shkruan Alsat.

Marketing

“Kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.