2 vite suksese të Ansamblit Nacional të këngëve dhe valleve në RMV

Plot 2 vite me shkëlqimin e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV dhe sukseset e drejtorit Shkodran Tolaj i cili shquhet si tenor dhe një artist i rrallë i përmasave kombëtare që ka marrë përsipër barrën dhe përgjegjësinë jo të lehtë të udhëheqjes së këtij institucioni me rëndësi jetike për shqiptarët në RMV.

Marketing

Mishërimi i tij me këtë institucion, ka bërë që Ansambli të ngritet me shpejtësi si një artistikisht si institucion. Tolaj në fillim të mandatit nëntor 2019 ishte pjesë e realizimit të koncerteve në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërcovë, Strugë (16-24 nëntor), koncerte të cialt tashmë kanë kaluar në tradicionale dhe mbahen cdo nëntor.

Shkodran Tolaj gjatë këtyre dy vjetëve, ka arritur që të arkivojë dhe rikthejë me koncerte premierë Musa Piperkun nga Dibra dhe tërë krijimtarinë e tij të suksesshme të viteve 70-80 –koncert premierë me 22 gusht 2020 i mbajtur në sallën e tv 21 Shkup dhe transmetuar në të gjitha rrjetet e këtij televizioni, pastaj Trio Zajazin nga Kërcova dhe këngët më të bukura të këtij grupi legjendar folkloric, koncert premierë i mbajtur më 10 tetor 2020 në sallën e tv 21 në Shkup dhe transmetuar në të gjitha rrejtet e këtij televizioni. Lorenc Antonin nga Shkupi- kompozitorin e parë nga Maqedonia dhe veprat premierike si “Skenderbeu ngadhnjimtar”, “Malësorja” e e shumë të tjera- koncert premierë dhënë në sallën e Armatës në Shkup më 1 nëntor 2020 transmetuar ne Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe”.

Pastaj Shaban dhe Enver Stafaj nga Gostivari të cilët krijuan kulturën qytetare muzikore në RMV- koncert premierë i mbajtur me 08.10.2021 në Filharmoninë e Maqedonisë, transmetuar në Televizionin e Maqedonisë, program në gjuhën shqipe. Koncerte të sukseshme dedikuar festave kombëtare e që kanë bërë bujë të jashtëzakonshme janë :

Koncerti i Pavarësisë së Kosovës dhe udhëtimi i parë i Ansamblit në Kosovë më 17 shkurt 2020- u transmetua në të gjitha rrjetet e Televizionit 21 ; Koncerti i 28 Nëntorit 2020 në Shtëpinë e Armatës dhe Sheshin Skenderbeu transmetuar në Televizionin e Maqedonisë dhe Televizionin 21 në të gjitha rrjetet, 3. Koncerti i 60 vjetorit të këngëtarit të muzikës epike Ilir Shaqiri që u mbajt me 17 shkurt 2021 për Pavarësinë së Kosovës në Filharmoninë e Maqedonisë- I transmetuar direkt në televizionin e Maqedonisë, program në gjuhën shqipe dhe në Radiotelevizionin shqiptar.

Të tilla koncerte kanë vënë bazamentet e identifikimit të Ansamblit Nacional dhe tashmë kanë krijuar një arkivë të pasur të këngëve dhe programeve të cilat janë të xhiruara dhe konsiderohen si pasuria më e madhe institucionale. Koncertet tradicionale vjetore që u mbajtën në Kërcovë (16 tetor 2020) Gostivar (12 dhjetor 2020) Kumanovë (16 dhjetor 2020), Tetovë (18 dhjetor 2020), ishin evenimete që publiku i priti me dashamirësi posaqërisht pas një periudhe pandemike dhe nevojës së madhe për art e kulurë ndonëse Ansambli ka rezultuar të jetë i pari institucion me programe online duke punuar edhe në kohën më të rëndë të mbylljes globale për të sjellur dhjetëra realizime artistike kurajuese për jetën dhe senzibilizuese për gjendjen në të cilën kalonte njerëzimi.

Në atë kohë posaqërisht kishte sukses projekti “Triumfi I jetës” realizuar nga këngëtarët dhe orkestra e ansamblit. Paralelisht me sukseset brenda vendit ansambli numëron këto festivale ndërkombëtare : 1. pjesëmarrje në Mal të Zi me 8 mars 2020, 2.Pjesëmarrje në festivalin ndërkombëtar nëEmiratet Arabe 18-25mars20213.Pjesëmarrje në festivalin ndërkombëtar në Veliko Tarnovo, 25-31 korrik 2021 4.Pjesëmarrje në festival ndërkombëtar në Spanjë, 2-12 gusht 2021

Sa i përkest sektorit të valleve aty është bërë një konsolidim i jashtëzakonshëm dhe kjo falë emrave të koreografëve që kanë punuar. Instalimi i shkollës së vallëzimit shqiptar të Sadik Batkut punuar me profesorin Artan Ibershimi konsiderohet si hapi më i duhur në ngritjen profesionale të vallëtarëve. Falë një pune të jashtëzakonshme sivjet u arrit të realizohet një valle tejet e rëndë teknikisht vënë në skenë nga Robert Nuha “Vallja e paqes” e cila e paraqiti ansamblin në dimension tjetër, bashkëkohor dhe kombëtar. Një punë e tillë e Nuhës bashkë me kompozitorin Valton Beqiri kanë bërë që artistët tanë të sjellin dinamizmin, energjinë, plastikën dhe gjithcka që i duhet një vallëtari profesionist. Kjo valle u vu në skenë në koncertin për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit me 08.08.2021 në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup.

Shumë shpejtë do të jepet premiera e valles me motive nga Reka që do të paraqesë një fillim gjurmimi të rrënjëve shqiptare, inskenuar nga koreografi Dilaver Kryeziu dhe vallja e Prespës me kostumet origjinale dhe elementet tejet specifike qëështë punuar nga koreografi Genc Kastrati. Nga vallet e sukseshme të repertorit janë Vallja e Kërcovës, vallja e parë e menduar koreografikisht dhe profesionalisht që i dedikohet kësaj zone fare të paprekur dhe shëndërrimi i suitës orkestrale “Malësorja”të Lorenc Antonit në koreografi të Artan Ibershimie cila edhe është xhiruar edhe si videoprojekt. Së shpejti adhuruesit e muzikës së mirëflltë kombëtare do të kenë në duar3 AudioCD, 1. Cd të Trio Zajazit, 2. Cd të Lorenc Antonit dhe Musa Piperkut dhe 3. Cd me program të autorëve të ndryshëm.

Më këto regjistrime të bëra në studion më profesionale në Maqedoni e më gjerë dhe prodhimin e CD-ve do të arkivohet plotësisht programi artistik dy vjecar edhe në aspektin audio-material përvec atij video që e posedojnë mediat dhe ansambli në arkivën e vet. Pra për dy vite falë një pune kolosale janë realizuar plot 4 koncerte tematike dedikuar personaliteteve të shquara nga Maqedonia, 3 audio Cd që kanë përmbledhur tërë programin dy vjecar, 6 koncerte premierë për shënimin e datave të rëndësishme kombëtare e shtetërore, 5 valle premierë, 9 koncerte tradicionale në qytete, 5 pjesëmarrje jashtë shtetit dhe 1 cmim të parë në festival ndërkombëtar. Gjithsejt plot 32 projekte të suksesshme të cilat duan përkushtim të jashtëzakonshem pa përmendur punën kolosale në ngritjen e institucionit në pikëpamje administrative duke vendosur rend në stafin artistik e administrative me krijim të normativave dhe rregulloreve të punës dhe realizim të punësimeve të reja në sektorin e administratës dhe artistëve Për punën e bërë ansambli ka marrë dy cmime brenda dhe jashtë vendit 1. Cmimi “The best of the best” në spektaklin “Grand prix” që organizoi Televizioni 21 me 27 shjetor 2020- cmim ky përShkodran Tolajqë vlerëohet si drejtori më i suksesshëm nga të gjithë drejtorët e institucioneve kulturore në RMV për vitin 2020 2.

Cmimi i parë për Ansamblin shqiptar nga juria profesionale në festivalin ndërkombëtar në Veliko Tarnovo ku morën maksimum të pikëve për prezantimin artistik (311 pikë), 31 korrik 2021. Më e rëndësishmja është që drejtori Tolaj me mbështetje të institucioneve përkatëse ka arritur të sigurojë adresë dhe hapësirë për administratën e Ansamblit dhe tashmë ky institucion ka “tapi” dhe adresë të përhershme që është një hap drejt realizimit të ëndrrës për posedimin e hapësirave vetanake edhe për stafin artistik.

Shkodran Tolaj udhëhiqet nga motoja “ngritja institucionale dhe Ansambli janë mision kombëtar i shenjtë dhe përkushtimi ndaj një detyre të tillë është përgjegjësi dhe krenari njëkohësisht”. Kjo casje padiskutim ka sjellur dy vite shkëlqimi për Ansamblin Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV . Prezantimet e radhës të cilat vecse janë pregatitur janë premiera “Nëntori i Alfabetit” që do të shfaqet me rastin e 113 vjetorit të Kongresit të Manastirit me 22 nëntor në Manastir dhe premiera “Nëntori i flamurit” që do do të shfaqet me rastin e 109 vjetorit të shtetit shqiptar në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup.