Lista pozitive plotësohet me 9 ilaçe me emra gjenerike, gjegjësisht me 20 ilaçe, transmeton TV21. Kjo nënkupton zgjerim të listës pozitive me 59 brende emrash të mbrojtur dhe atë, siç bëjnë të ditur nga Fondi Shëndetësor për:
sëmundjet e gjakut – antikuagulantët (Prasugrel, Ticagrelor).
sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut – tension i lartë dhe yndyra të larta(Nebivolol, Perindopril, Valsartan, Fenofibrate),
për sistemin qendror nervor – antidepresivë dhe për trajtimin e demencës (Escitalopram, Memantine, Duloxetine).
Nga Fondi bëjnë të ditur se këto ilaçe do ta rëndojnë buxhetin e Fondit për 1 milionë euro dhe se ky plotësim i listës bëhet pas 10 vjetësh – pasi zgjerimi i fundit ishte bërë në vitin 2014-të.