20 mijë qytetar të Maqedonisë janë bërë shtetas të Sllovenisë

Në Slloveni jetojnë njëzetë mijë qytetarë të Maqedonisë të cilët u bënë qytetarë të Sllovenisë. Ka edhe rreth 20 mijë të cilët punojnë në Slloveni si qytetarë të Maqedonisë. Sllovenia është lokacioni i parë për studentët nga Maqedonia. Atje studiojnë gati 800 studentë nga Maqedonia dhe ky është numri më i madh në rajonin e gjerë. Vetëm këtë vit nga gjimnazi i Manastirit, 50 nxënës shkuan të studiojnë në Slloveni Mjekësi, Shkenca Shoqërore dhe Teknike.

Marketing

Këtë mes tjerash e deklaroi ambasadori slloven Milan Jazbec gjatë vizitës së sotme në Kavadar, duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s.

Tha se janë të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve dhe se qytetarët e Maqedonisë atje ndihen si në shtëpi.

“Nëse të rinjtë ndjehen si në shtëpi, nuk e harrojnë atdheun e tyre dhe sipas gjitha gjasave do të kthehen përsëri. E nëse shkojnë në ndonjë vend tjetër, nuk do të kthehen, që është me rëndësi të madhe”, theksoi ai.

Gjatë kësaj shtoi se atje punojnë disa qytetarë të Maqedonisë të cilët janë profesionistë në lëmin e tyre dhe mund të punojnë kudo nëpër botë.

Pas takimit me kryetarin e komunës Mitko Jaçev tha se deri më tani kishte dëgjuar vetëm lëvdata për të.

Shfaqi kënaqësi që po rritet numri i turistëve slloven në Maqedoni, të cilët janë tërheqës për nga natyra, por edhe ngrohtësia që ndjehet te njerëzit nga Maqedonia. Ndërsa qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë në Slloveni, janë reklama më e mirë për Maqedoninë.

Kryetari Jançev informoi se ishte biseduar në më shumë tema, për bashkëpunimin në më shumë lëmi. Ekonomi, Kulturë, Arsim