20 punësime të reja në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit (FOTO)

Spitali i përgjithshëm i Gostivarit “Ferid Murad” ka punësuar personel të ri shëndetësor, transmeton FLAKA.

Marketing

Bëhet fjalë për 10 mjekë dhe 10 motra medicinale, të cilët gjatë ditës së sotme kanë pranuar vendimet e punës.

Vendimet ua ka ndarë drejtori i spitalit, Jakup Jakupi, i cili me këtë rast i ka uruar ata, por njëkohësisht tha se kanë qenë më se të nevojshme për spitalin e qytitit, sidomos për pacientët punësimet e reja.

“Brenda javës do të ndjamë edhe 17 vendime të reja pune në spitalin tonë dhe për këtë vit rrumbullakosjmë nevojat me personelin shëndetësorë. Uroj mjekët dhe motrat e sapo punëusara të japin kontributin e tyre të duhur dhe gjithmonë të jenë në shërbim të pacientëve”, tha Jakup Jakupi, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Ferind Murad” – Gostivar.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, vitin tjetër pritet që Spitali i Gostivarit t’i nënshtrohet rikonstruimit.