Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fortë në Indonezi me magnitudë 6.5 ballë.
Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.
Zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Agus Wibowo tha se tërmeti dëmtoi një numër të objekteve publike siç janë urat dhe rrugët kryesore që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete.
Tërmeti gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit, tha ai. Tërmeti me magnitudë prej 6.5 ballë goditi provincën Maluku të Indonezisë në orën 6.48 të mëngjesit sipas kohës lokale.