20-vjeçari shqiptar humbet jetën nga i nxehti

Një djalë 20 vjeç ka humbur jetën në Itali nga i nxehti kur ishte duke punuar në një fermë.

Marketing

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Falciano del Massico, që ndodhet në provincën e Kazertës, rreth 50 kilometra nga Napoli.

Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka qene duke punuar në një serë kur ka rënë përtokë pa jetë.

Karabinierët kanë hapur një hetim për vdekjen e të riu shqiptar, por sipas informacioneve paraprake nga mjekësia ligjore djaloshi 20-vjeçar ka humbur jetën për shkak të temperaturave të larta.

Marketing