Një djalë i ri nga Shqipëria ka humbur jetën tragjikisht në shinat e trenit.
20 vjeçari i quajtur Marko Kaziu u godit nga një tren në qytetin Castelfiorentino.
Sipas hetuesve që bënë rindërtimin e vendit të aksidentit, shqiptari kishte tentuar të kalonte në anën tjetër të shinave. Por, ai u përplas nga një tren që udhëtonte nga Siena.
20 vjeçari Kaziu u dërgua me urgjencë me helikopter drejt spitalit Careggi. Gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë si pasojë e goditjes së fortë. Fatkeqësisht, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të.
Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Marko Kaziut ka shprehur ngushëllimet edhe kryebashkiaku i qytetit Castelfiorentino.
“Komuniteti i Castelfiorentino shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit”, ka shkruar ai në Facebook. /tvklan.al