20 vjet BDI, qytetarët u besojnë veprave! (VIDEO)

Qytetarët nga Likova deri në Strugë flasin për të arriturat e vendit në rrugëtimin 20 vjeçar të BDI-së.

Marketing

Më poshtë mund të lexoni dhe të ndjekni deklaratat e tyre dhe se sa janë të kënaqur me këto të arritura gjatë 20 viteve qeverisje të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të mirave që kanë përfituar të gjithë.

Qytetari 1: Unë për vete në këtë moshë jam i kënaqur. Asnjëherë nuk ka qenë më mirë sepse unë kam jetuar më përpara, kur flisje gjuhë shqipe të thonin shko në Shqipëri tani problem nuk ka Gostivari, Tetova, Dibra nga gjuha nga arsimi.

Qytetari 2: Pozitive ka mjaft të mira. I kënaqur. Edhe nga udhëheqësia që udhëheqin Universitetet por edhe nga puna që bëjnë.

Qytetari 3: Po mirë sikur kemi qenë nuk jemi, jemi më mirë por duhet edhe më shumë të bëjnë . Po mirë ka pozitive, flamuri e disa sende ka por ka edhe mjaft për të punuar.

Qytetari 4: Përparim ka. Dibra ka përparim të mirë. Shumë mirë, shumë mirë. Shumë i kënaqur jam.

Qytetari 5: Po jam e kënaqur. Jam e kënaqur edhe me notën që shoqëria ime japin për Universitetet.

Qytetari 6: Janë ndryshime tepër të mëdha në gjitha aspektet, shoqërore, ekonomike, sociale, kombëtare. Do të thotë ndryshime që nuk krahasohen.

Qytetari 7: Gjuha shqipe, gjuha më e bukur në botë. Momentalisht të drejtat për mua janë super. Këtu në Strugë ne e përdorim shqipen, mund të flasim shqip domethënë i kemi të drejtat.

Qytetari 8: 20 vitet e fundit në Maqedoni janë avancuar çdo send.

Qytetari 10: Deri tani jemi të kënaqur. Shumë mirë. Me përfaqësimin e shqiptarëve është shumë mirë. Deri më sot në rregull.

Qytetari 11: Po ka më shumë gjëra pozitive se sa ka pasur më përpara. Gjithë gjërat kanë shkruar më mirë tani për tani. Si nga ana e pushtetit komunal dhe ai qëndor edhe ai ka shkuar më mirë puna se përpara por asnjëherë nuk është mjaft, duhet sa ma shumë.

Qytetari 12: Shqiptarët kanë përparuar në kuptimin pas 2001-shit, revolucionit të vogël që ishte disa muajsh. Në këto 20 vite shqiptarët kanë përparuar në kuptimin politik të shprehjes, të lirisë, që është në nivel të mirë. Liria e shprehjes e shtypi dhe gjithë formave.

Qytetari 13: Po jemi të kënaqur. Po politika ka arritur shumë në Maqedoni, politika e shqiptarëve. Në Kërçovë me sa e di ka të punësuar shumë shqiptarë në rrethin e Kërçovës.

Qytetari 1: Krejt në rregull krejt mirë janë. Kemi përparuar për këto 20 vite për më tutje do të shohim a do të ketë përmirësime më shumë.

Qytetari 2: Gjuha shqipe mirë është, flamuri është i yni – tjetri i atyre. Secili duhet ti mbajmë gjërat tona dhe ajo mirë është.

Qytetari 3: 50 përqind jam i kënaqur. Presim të bëhet më mirë.

Qytetari 4: Vetëm që, përshembull disa të drejta që i kemi këtu në komunë flitet shqip. A morët vesh – shqip folet!

Qytetari 5: Ka përparësi, ka pasur më shumë përparësi për 20 vite. Përparësi ka pasur në shkollat, universitetet, rinia ka ecur përpara.

Qytetari 6: Po të gjithë e dinë që ka ndryshim për ma mirë vetëm se janë qelë shkollat, universitetet. Këto!

Qytetari 1: Mirë është, puna mirë është. Është tu punu sa po munden po punojnë, tjetër çfarë t’them.

Qytetari 2: BDI-ja ka punu për këto 20 vite, shifet ajo – duket në mejdan. Presim edhe më shumë, ata janë duke punu ja po duket se çfarë kanë punu. Rruga po rregullohet, uji po vjen krejt të mirat po vijnë. Edhe hala ma mirë ka me ardhë sikur çka po duket.

Qytetari 3: Unë jam neutral, asnjërës parti nuk i takoj kështu që po shohim që ka avansime. Jemi të kënaqur, kanë punuar. Ka avancime shumë. Unë e mbaj mend para luftës ka pasur shumë pak polic shqiptarë, kanë qenë 2% – 3% tash ka shumë.

Qytetari 4: Me thanë të drejtën janë vite të suksesshme, vite të cilat dita e ditës shohim se ka ndryshime rrënjësore duke pasur parasysh në të gjitha sferat në arsim, në kulturë, në infrastrukturë në gjitha gjërat kemi ndryshime rrënjësisht.

https://fb.watch/dmeSn0vQyr/