200 gjoba në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup dje (19.07.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 200 gjoba, nga të cilat 50 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 21 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, tri sanksione për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Marketing

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe shtatë sanksione për kalimi në semafor të kuq…

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Aktuale.mk