200 mijë nënshkrime nga tifozët, që të vendoset Kobe Bryant në logon e NBA

Më shumë se 200 mijë nënshkrime janë bërë në një peticion ku është bërë thirrje për NBA që ta ndryshojnë logon e tyre, dhe ta vendosin në të basketbollistin tashmë të ndjerë Kobe Bryant.

Marketing

Kjo gjë po bëhet për ta respektuar figurën e Bryant i cili mbeti i vdekur pas një aksidenti me helikopter në Los Angles, gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu shumë figura të shquara të sportit, politikës dhe sferave të tjera e kanë nderuar lartë figurën e Bryant duke e cilësuar si një humbje të madhe.

Lajmi për vdekjen e basketbollistit i ka prekur fansat e këtij sporti nga e tërë bota.