Në qytezën austriake Kohfidisch, rreth 2,000 shoferë u kapën në radar, por tani ata mund të shpëtojnë nga dënimi.
Arsyeja? Shoferët u fotografuan në vendpunim, njoftoi media austriake, sipas të cilave në fillim të sheshit të ndërtimit ishte vendosur një shenjë e shpejtësisë – 30 në orë, por ajo nuk ishte hequr pas mbylljes së vendpunimit.
Për shkak të mungesës së një shenje të duhur në fund të vendit të ndërtimit, kufiri i shpejtësisë nuk është i vlefshëm dhe të gjithë shoferët që nuk i janë përmbajtur asaj dhe janë fotografuar, tani mund të kërkojnë një rimbursim.