Drejtoria Rajonale e Policisë Jugu në Mitrovicë bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike përgjatë viti 2018, në zonën e përgjegjësisë të kësaj drejtorie viti 2018 shënon rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve tjera penale.
“Rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë.
Ndërsa në fushën e veprave penale gjatë vitit 2018, nuk është shënuar asnjë rast i ‘vrasjes’ në zonën e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ky rezultat sipas kumtesës së dërguar reflekton nga angazhimet e vazhdueshme Policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale.
“Drejtoria Rajonale në Mitrovicë, shfrytëzon rastin të i falënderon gjithë qytetaret për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërgjegjësim, gjë që ka reflektuar që gjatë vitit 2018 të mos kemi asnjë vrasje. Një bashkëpunim i tillë do të mbetet udhëtim i përbashkët edhe në ardhmen me qytetarët”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.
Më tej aty shkruhet se Drejtoria Rajonale e Policisë –Mitrovicë mbetet e përkushtuar me angazhimet e përditshme në fushën e parandalimit dhe reagimit në ofrim të sigurisë dhe qetësisë publike