2019-ta na sjell rimeçin Khabib – McGregor

Kryetari i UFC-së, Dana White, ka thënë se do të organizohet një rimeç midis Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor këtë vit.

Marketing

White dëshiron t’i bëj bashkë sërish në tetëkëndësh për një luftë të dytë, me të parën në tetor e cila përfundoi në kaos.

Incidenti çoi në kritika të gjera për sjelljen e tyre – por gjithashtu krijoi një interes të madh për palët që ta konsiderojnë një rimeç.

White nuk ka dashur të zbuloj datën e rimeçit, mirëpo ka konfirmuar se ajo përballje do të ndodhë në këtë vit.
Përballja e dytë në mes të Khabib dhe McGregor do të bëhet më shumë për shou dhe për fitime të majme të të dy sportistëve.

Kujtojmë se vitin e kaluar irlandezi i ka ofruar 15 milionë euro rusit që të përballet me ta, ndërsa këta të fundit kanë kërkuar hiq më pak se 30 milionë euro.