2,100 denarë-shi për “TVSH-ja ime”, në labirintet e kuvendit

Geld Mazedonien, 20181128, Geld, Mazedonischer Denar, 1 Mazedonischer Denar entspricht 0,016 Euro *** Money Macedonia 20181128 Money Macedonian Denarius 1 Macedonian Denarius equals 0 016 Euro

Megjithëse u paralajmërua para disa muajsh, rritja për 300 denarë e rikthimit të 15%-it nga 18% TVSH-së përmes skanimit të kuponave fiskalë, nuk mund të zbatohet për tremujorin e parë të këtij viti, pasi propozimi nuk ka kaluar në Kuvend. Nëpërmjet aplikacionit “TVSH-ja ime”, deri më tani qytetarët shfrytëzojnë mundësinë e rimbursimit të TVSH-së në çdo 3 muaj në shumën maksimale prej 1,800 denarësh, ndërsa me ndryshimet e ngecura ligjore do të mund të marrin deri në 2,100 denarë çdo 3 muaj.

Marketing

“Ia vlen, kur bankat marrin kamata përse të mos vlejë. Le të themi se do i mbulojmë pagesat që na merr banka për shërbime nga kartelat. Duke parë se sa shumë para duhet të shpenzohen për ta arritur atë kosto maksimale për ta rikthyer, mund të themi se janë shifra jo reale për standardin e Maqedonisë, por njerëzit mbledhin kuponë nga shokët dhe fqinjët, madje marketet për ta siguruar atë limit”, tha një qytetar.

“Jo unë nuk i skanoj, por i dhuroj. Të ju them të drejtën, kam shumë obligime dhe nuk arrij ti skanoj, por ju jap motrës dhe fëmijëve”, shtoi një qytetare.

“Nuk mund të kyçem në aplikacion e kisha problem. Po ja vlen, si jo. Për dikë mjaftojnë, mesa e di mbi 2 mijë denarë do të jetë shuma, nuk është pak”, theksoi një qytetare tjetër.

Drejtoria e të Ardhurave Publike, përmes Ministrisë së Financave, ka dorëzuar ndryshimet në masën “TVSH-ja ime” për skanimin e llogarive fiskale, të cilat parashikojnë rritje të shumës, por ngecën në procedurat kuvendore.

“Ne presim që ky ligj të kaloj sa më shpejtë në Kuvend sepse është në interes të qytetarëve në këtë krizë ekonomike, nuk është shumë e madhe por çdo denarë në kasën e qytetarit do të thotë ndihmë në këtë situatë. Ju bëjmë thirrje deputetëve në Kuvend që sa më shpejtë të kalon ky ligj sepse tangon qytetarët”, u shpreh Abuldselam Selami, Zëvendës drejtor i DAP-it.

Ndryshimet ligjorë në Kuvend ndodhen që nga dhjetori i vitit të kaluar. Debati për rikonstruimin e qeverisë në Kuvend la pas dore jo vetëm këtë ligj por edhe shumë ndryshime të tjera të rëndësishme për qytetarët./Alsat.mk

Marketing