22 mijë marka, Afrim Muqiqi zbulon shifrën e parave që ka fituar më së shumti

13:59 | 15 Prill 2021

Këngëtari ka bërë publike në njërin nga emisionet televizive këtë të pathënë.

22 mijë marka ka qenë shuma që më së shumti është paguar në një dasmë këngëtari i zhanrit popullor, Afrim Muqiqi, shkruan lajmi.net.

I ftuar në emisionin, Libero me Resul Sinanin në televizionin ATV, ai tha se kjo shumë e parave që ka marrë ka qenë para luftës.

“Para luftës, 22 mijë marka i kam marrë bakshish dhe pas asaj date nuk ka shuma të tilla, sepse nuk është atmosfera që ka qenë, jo vetëm unë por i gjithë bendi. Kurse më së shumti 400 euro brenda natës kam lënë bakshish”, ka thënë Afrim Muqiqi.

Ndryshe, këngëtari së fundi ka bërë reagime të shumta lidhur me vendimet e Qeverisë për mos mbajtjen e ahengjeve si shkak i pandemisë./Lajmi.net/

Marketing