Ditën e sotme në Mal të Zi po mbahen Zgjedhjet Parlamentare.
Shumë shqiptarë të Malit të Zi kanë ardhur nga Diaspora vetëm e vetëm që të hedhin votën e tyre më 30 gushtit. Një ndër ta është dhe modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj e cila ka udhëtuar nga SHBA drejt vendit të lindjes.
“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, ishte thirrja që Emina bëri ditën e djeshme në Instagram teksa postimet për këtë çështje ka javë që nuk kanë munguar nga Emina.
Pas votimit, modelja ka bërë një apel prekës duke ju drejtuar të gjithë shqiptarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit, siç bëri vetë kur mori rrugën e udhëtimit 22 orësh vetëm për të qenë prezente ditën e zgjedhjeve.