22-vjeçari i sapodalur nga burgu abuzon seksualisht me të miturën në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka arrestuar këtë të dielë 22-vjeçarin Kevin Cungu, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Marketing

Cungu dyshohet se ka dhunuar dhe më pas kryer marrëdhënie me 15-vjeçaren në banesën e tij, edhe pse e mitura e ka refuzuar, raporton A2.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njofton policia.

Cungu nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ka lënë qelinë e burgut vetëm pak ditë më parë, me gjykatën që kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

22-vjeçari ndodhej pas hekurave pasi më 11 shtator 2020 plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja. Ai u arrestua në vitin 2021 dhe ndaj tij prokuroria ngriti akuzat “Vrasja me dashje e mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.