22 vjeçari sulmon me thikë kalimtarët në Illinois të SHBA-së, 4 të vdekur dhe 7 të plagosur

Katër persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona në Rockford të shtetit Illinois në SHBA.

Marketing

Viktimat e moshave nga 15 deri në 63 vjeç u sulmuan më thikë nga një 22 vjeçar i cili aktualisht po mbahet në paraburgim policor. Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme (27 mars) ka tronditur gjithë banorët e zonës.

Shtatë të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin trajtim mjekësor për plagosje të rënda të shkaktuara si pasojë e goditjeve me thikë.

“Ne kemi skena të shumta në këtë pikë, dhe ne ende po punojmë për të njoftuar familjet,” tha Redd, shefi i policisë së Rockford, në një konferencë shtypi të mërkurën.

Një prej të plagosurve, një grua e re arriti të shpëtonte nga agresori 22 vjeçar por mori plagë të shumta në trup dhe fytyrë dhe aktualisht është e intubuar.

Ende nuk ka një motiv të qartë lidhur me çfarë e shtyu të riun të kryente masakrën e tmerrshme, por dyshohet deri më tani se 22 vjeçari është autori i vetëm i sulmit.