Dy pjepëra të famshëm ”Yubari” të Japonisë u shitën për 3 milionë jen (23,605 dollarë) në një ankand të hapjes së sezonit në qytetin verior të Sapporo.
”Çmimi më i lartë i vitit të kaluar u tejkalua me 10%”, njoftoi transmetuesi NHK World. Pjeprat ishin korrur një ditë më parë.
Pjeprat Yubari rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër të Hokkaido. Vjelja fillon në maj dhe zgjat deri në gusht. Në tregtinë normale, një pjepër i tillë kushton “vetëm” disa mijëra jen, që megjithatë është ende një çmim i lartë.
Në ankandin tradicional të këtij viti, rreth 2,720 pjepër Yubari thuhet se dolën nën çekiç. Tre vjet më parë, dy nga pjeprat arritën një çmim rekord prej 5 milionë jenësh.