“23 nga 25 lojtarë të sëmurë”, Inter i “tërheq veshin” Lukakut për deklaratën e bujshme

“Në janar, 23 nga 25 lojtarët ishin të sëmurë, kush e di nëse ishte coronavirus”. Ashtu siç pritej, kjo deklaratë e Romelo Lukakut, e cila bëri bujë në mediat italiane, nuk mund të kalonte në heshtje nga Inter. Zikaltërit nuk preferuan të reagojnë publikisht, të kritikojnë hapur sulmuesin belg për këtë deklaratë, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, Inter i ka “tërhequr veshin” Lukakut.

Marketing
La Gazzetta
La Gazzetta

Për më shumë, sipas të përditshmes italiane, kjo deklaratë e Lukakut është shumë kontradiktore. Lukaku flet për 23 lojtarë të sëmurë pasi u rikthyen nga pushimet e Krishtlindjeve. Nga 6 janari kur Inter zhvilloi ndeshjen e parë me Napolin kishte vetëm dy lojtarë në infermieri, Asamoah dhe D’Ambrosio, të dy të dëmtuar prej kohësh. Ndaj Caglieri vetëm Skriniar ishte zyratisht jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar si pasojë e një gripi. Situata vijoj më pas me disa lojtarë të tjerë të sëmurë por kurrsesi në shifrat që thotë Lukaku. Nga 2020, në shtëpinë ziklatër zyrtarisht janë regjistruar vetëm 4 raste të sëmurë më grip. Ndër të tjera asnjë lojtar, asnjë drejtues, nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19 deri në fund të janarit.

Marketing