Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup dje (29.08.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në komunikacion.
Kështu që vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 236 gjoba, nga të cilat 74 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tetë për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 24 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për mosvënien e rripit të sigurisë…
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.