237 gjoba në Shkup, 69 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 237 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 69 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Marketing

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 6 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë

Marketing